Vdiqën nga intoksikimi me kërpudha, “QSUT” jep detaje mbi ngjarjen

43

Qendra Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje nga Gjiani, që dyshohet se u helmuan nga kërpudhat.

Sipas QSUT-së ata kanë mbërritu në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reagimi i plotë:

Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore të urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021.