Ballina BOTA Vdes pas operacionit të transplantit të flokëve

Vdes pas operacionit të transplantit të flokëve

Një biznesmen indian ka vdekur pasi një reaksioni alergjik gjatë transplantimit të flokëve.

Shrawan Kumar Choudhary iu nënshtrua operacionit në një klinikë private në Mumbai, sipas mediave lokale.

43-vjeçari, i cili drejtonte një firmë logjistike, vdiq një ditë pas operacionit 12-orësh.

Choudhary pagoi 5.400 paund për transplantin e flokëve. Pas operacionit ai filloi të kishte dhimbje qafe, më pas vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.

Biznesmeni u nda nga jeta në spitalin Hiranandani.

Sipas policiës ai vdiq nga dështimi i organeve shkaktuar nga një reaksion alergjik.