Ballina Kronikë Vdes pacienti në Vlorë, familjarët e dhunojnë, mjeku nuk bën denoncim: E...

Vdes pacienti në Vlorë, familjarët e dhunojnë, mjeku nuk bën denoncim: E mbyllëm

Një person ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa është dhunuar mjeku. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku mjeku i urgjencës me inicialet Florian Godaj është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë. Sipas burimeve të mediave, pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital, por pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital me shpejtësi, por më kot, pasi i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë.

Për rastin familjarët kanë fajësuar mjekun të cilin e kanë goditur me shqelma e grushte duke e dhunuar. Mjeku nuk ka bërë denoncim në polici, arsyet e vendimit nuk dihen nëse ka qenë presioni, ndërsa i kontaktuar nga mediat online është shprehur se ‘ka qenë një konflikt që nisi verbalisht mes palëve, por është zgjidhur. Ishte një nxehje e sipër pas rastit, por e kemi mbyllur’. Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj, ndërsa qeveria ashpërsuar masat në draftin që po përgatit në Kodin Penal për ata që do të vendosin dorë mbi mjekët.