Vdes nga koronavirusi kreu i Kishës Ortodokse të Malit të Zi

42

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.

 

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, dhe ishte intubuar.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për shkak të koronavirusit.

Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima./REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here