Ballina BOTA Vdes nëna e re, djali 5 muajsh qan prej dy ditësh mbi...

Vdes nëna e re, djali 5 muajsh qan prej dy ditësh mbi kufomë

Diabeti i tipit 1 e vrau në shtrat, ndërkohë që mbante mes krahëve djalin e saj 5 muajsh. Një nënë 19-vjeçare nga Glasgow, në Skoci, Courtney Newlands është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj nga disa familjarë, të cilët prej dy ditësh kishin kuptuar që ajo nuk postonte foto në rrjetin e saj social.

Pranë kufomës së saj, vogëlushi qante prej dy ditësh dhe ishte dehidratuar.

Nëna e re prej pak ditësh ishte shtruar për grip. Por ajo që e vrau me shumë mundësi ishte komplikacioni i lidhur me diabetin e tipit 1, nga i cili vuante prej kohësh. Sipas Daily Mail vajza rrezikoi jetën si shkak i komplikacionit të diabetit dhe një shtatzënie të mëparshme, e cila u mbyll me një abort.