Ballina BOTA Vdes Luke Perry, ylli i “Beverly Hills 90210”

Vdes Luke Perry, ylli i “Beverly Hills 90210”

Luke Perry, Dylani i famshëm i ‘Beverly Hills 90210’, aktori i serive kult të viteve 90-të ka vdekur sot pasdite në Los Angeles, bën të ditur Tmz.

Prej të enjtes së shkuar aktori ishte shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale të rëndë që i mori jetën, pikërisht ditën e sotme. Perry ishte 52 vjeç.

Aktori nuk ka arritur t’i mbijetojë një hemorragjie cerebrale në tru që e goditi disa ditë më parë në shtëpinë e tij në Californi.

I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit. Pavarësisht se para disa ditësh ishte njoftuar një reboot i 90210, Perry nuk kishte firmosur për të qenë pjesë e kastit.