Ballina Kronikë Vdes fëmija 6 vjeçar u qëllua me armë

Vdes fëmija 6 vjeçar u qëllua me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Berliq të Deçanit.

Një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare nga Berliqi i Deçanit ndërroi jetë mbrëmë në spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së fëmijës por disa kosovare shkruajne se dyshohet se  vëlla i viktimë, femije i moshes 8 vjec ka shtënë aksidentalisht me pistoletë në drejtim të 6- vjeçari.

Zyrtarisht policia dhe as prokuroria nuk kane dhene rrethanat

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti” informon prokuroria. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova cituar nga Telegraf ka thënë se” dyshohet që  fëmija është qëlluar në kokë nga një armë  zjarri”.