“Vdekshmëria në repartet intensive e lartë”, Pipero “jep parashikimin” se çfarë do të ndodhë me COVID-19 në Shqipëri

80

Mjeku infeksionist, i cili po lufton në vijë të parë me COVID-19 në vend ka deklaruar se shifrat e virusit në vend pritet të jenë të njëjta deri në gjysmën e parë të muajit shtator.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero.

I pyetur për nivelet e vdekshmërisë në vend, mjeku tha se niveli i vdekshmërisë në Shqipëri është i krahasueshëm me vende të tjera, por mjeku pranoi gjithashtu se në repartet intensive vdekshmëria e pacientëve shqiptarë është e lartë.

“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera. Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.