Vdekje tragjike në Kavajë, burri asfiksohet teksa shuante një zjarr

30

Përpjekja për të shpëtuar tokën që po digjej, përfundoi me vdekjen e një burri i cili u asfiksuar nga tymi i flakëve që po shuante.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:50, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.

Shtetasi u identifikua si R. P., 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.