Vdekja e Enisa Dodës, Indrit Bajraktari flet për herë të parë në gjykatë

67

Indrit Bajraktarin do të qëndrojë në burg për vdekjen e 17 vjeçares Enisa Doda.

Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Për herë të parë, Bajraktari ka pranuar të flasë në gjykatë ku deklaroi se kishte rënë bashkë me të miturën në det.

“Jemi rrëzuar të dy nga motori i ujit dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi kam ardhur në vete, kam tentuar që të dal me not në breg.

Jam munduar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja.

Më pas, ka ardhur nje çift tjetër me motor uji dhe më thanë se po njoftonin pronarin e motoskafeve se ata ishin dy vetë dhe nuk kishte vend për mua”, ka thënë Indrit Bajraktari në sallën e gjyqit.

Në lidhje me vajzën, e cila ishte e mitur, ai tha: “Kam menduar se vajza ishte 18 vjeçe, ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli, atje ku jetoj unë, dhe kemi njohje. Kemi qenë pa jelekët mbrojtës në motoskaf”.