Vdekja e Bashkim Finos, dita e sotme shpallet ditë zie kombëtare

20

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ditë zie 29 marsin, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Rama njoftoi se Qeveria vendosi që të shpallë 29 marsin ditë zie kombëtare në nderim të ish-Kryeministrit të ‘Pajtimit Kombëtar’, Bashkim Fino.

Sipas vendimit, sot, flamuri kuqezi do të jetë në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore. Në foton qendrore dhe video shihni flamurin në gjysmë shtize sot tek Presidenca.

Ceremonia funebër mbahet nga ora 12 deri në 16 në Pallatin e Kongreseve.

Fino humbi jetën ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pasi prej kohësh po luftonte me koronavirusin, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte.