Vdekja e 67 vjeçarit në ish-Bllok alarmon policinë e kreqytetit, ja për çfarë dyshoi policia

52

Vdekja e papritur e një personi ka alarmuar policinë e kryeqytetit.

Një 67 vjeçar humbi jetën në zonën e ish-Bllokut si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 minuta në rrugën “Ibrahim Rugova”, bën me dije Policia e Tiranës.

Fillimisht policia u vu në lëvizje pasi u dyshua se 67 vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e ndonjë atentati, por vdekja kishte ndodhur për shkaqe natyrale.