Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e ndodhur në Shijak, ku një qytetar humbi jetën nën kujdesen e një mjekeje nga Durrësi.
Viktima, kishte probleme me mëlçinë dhe ka shkuar në spitalin e Durrësit i intoksikuar.
Mjekja i ka dhënë pacientit një recetë e më pas e ka dërguar në shtëpi.
Pas mjekimit 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Duke marrë parasysh moshën e tij të re, familjarët dyshojnë për mjekim të pakujdesshëm duke e denoncuar mjeken.
Burimet për mediat bëjnë me dije se është ngritur një grup prej tre mjekesh për të ekzaminuar trupin e 40 vjeçarit.
Kampionet e marra nga i ndjeri janë dërguar në laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Higjienës në Tiranë.
Mjekja P.Kristani ka deklaruar se çdo gjë e ka bërë ashtu siç i takon, dhe se është e gatshme të përballet me çfarëdolloj hetimi.