Ballina Aktualitet Vazhdon të mbajë hapur lojërat e fatit, procedohet penalisht për herë të...

Vazhdon të mbajë hapur lojërat e fatit, procedohet penalisht për herë të dytë pronari i tyre

Procedohet penalisht për herë të dytë një 26-vjeçar banues në Ballsh nga policia e Mallakastrës, pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit.

Qytetarët kanë denoncuar pronarin Kastriot Mucaj, të akuzuar për “Organizim të lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.

Njoftimi nga policia:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.