Vazhdojnë shpërthimet e Renato Mekollit në emision, i hedh konkurentes ushqimin e gatuar në fytyrë

48

Në emisionin “Hell’s Kitchen’, vazhdojnë shpërthimet e shefit Renato Mekolli.

Këtë herë shef Renato ka patur një përplasje me Ergisën, konkurente në emision.

Një pjatën e gatuar prej saj Mekolli ka dalluar një copë bukë të kafshuar. Kjo ka bërë që situata të degjenerojë.

“Nuk e kam kafshuar unë”, tha konkurentja sapo pa copën e bukës.

Mirëpo kjo nuk e ka penguar shefin e kuzhinës t’i hedhë asaj në fytyrë ushqimin e gatuar.

“Lat nam, lat nam…e kafshon tjetri dhe ma vendos mua…i thërrisni kokës apo nuk i thërrsini”, bërtiti Renato.

Shpërthimet në këtë emision e kanë bërë shefin e kuzhinës të marrë tepër kritika. Në një episod të mëparshëm ai u dëgjua teksa ofendonte konkurenten “qorre”, gjest që u komentua jo pak nga publiku.