Ballina Aktualitet Vatikan, Papa Françesku priti delegacionin shqiptar për Vitin e Skënderbeut

Vatikan, Papa Françesku priti delegacionin shqiptar për Vitin e Skënderbeut

Me rastin e vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes së tij, Papa Françesku ka pritur në Vatikan një delegacion shqiptar. Grupi shoqërohej nga kardinali Simoni, nga pesë ipeshkvij katolikë, dy ipeshkvij arbëreshë, krerë e përfaqësues të besimeve të tjera fetare nga Shqipëria.

Duke kujtuar Skënderbeun, Papa Françesku nënvizoi se Heroi kombëtar i shqiptarëve mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’.

Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar.

Por Ati i Shenjtë nuk mbeti në kohët e shkuara dhe nxiti shqiptarët për një impenjim të të gjithëve, institucione e qytetarë në favor të zhvillimit të vërtetë e të ekuilibruar.