Ballina BOTA Vatikan, Papa Françesku: Pedofilia plagë e përbindshme, e njëjtë me flijimet njerëzore

Vatikan, Papa Françesku: Pedofilia plagë e përbindshme, e njëjtë me flijimet njerëzore

Papa Francesku e krahasoi abuzimin e fëmijëve me flijimet njerëzore. Përpara pjesëmarrësve të konferencës në Vatikan, “ati i shenjtë” e bëri të qartë se asnjë përpjekje nuk do të kursehet për t’i nxjerrë abuzuesit përpara drejtësisë, ndërsa e përshkroi pedofilinë si një plagë të përbindshme.

“Puna jonë na bëri edhe një herë ta kuptojmë se sa e rëndë është situata e abuzimeve me të miturit dhe se si ka qenë historikisht një fenomen i përhapur në të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Kjo gjë më kujton mizorinë e praktikave fetare, të përdorura dikur në disa kultura, ku në rite pagane sakrifikoheshin qenie njerëzore, e sidomos fëmijë,” – tha Papa.
Por ndërsa Papa theksonte vullnetin për marrjen e të gjitha masave të nevojshme që këto krime të mos përsëriten, shoqatat e viktimave prisnin prej tij që të tregonte se çfarë hapash po planifikohen konkretisht.

Reagimi i parë i një pjese të anëtarëve të tyre, ishte zhgënjimi i thellë, pasi “në tekstin e Papës nuk kishte asgjë, vetëm fjalë,” – thanë ata, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse kisha e ka vërtetë të qartë se çfarë duhet të bëjë në këtë situatë.