Vatikan, Papa Francesku mban sot audiencë për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

40

Papa Francesku do të mbajë sot një audiencë në orën 17:00 në Vatikan me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Mësohet se në audiencë do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera