Vasilika Hysi sqaron: “Ja si përfitohet paga minimale për tre muaj”

95

Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi ka sqaruar qytetarët në lidhje me marrjen e pagesës që u takon nga paralizimi i veprimtarive ekonomike si pasojë e Covid-19. Po kush përfiton dhe si duhet të veprojmë?

Vendimi i qeverisë parashikon që të gjithë personat që punojnë në biznese të vogla që nuk e kalojnë xhiron vjetore prej 14 miion lekë do të përfitojnë një pagë minimale prej 26 mijë lekë.

Përfitues parashikohet të jenë të vetëpunësuarit ose të punësuarit dhe pagesa do të kryhet sipas listë-pagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese.

Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listë-pagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listë-pagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listë-pagesat çdo muaj, merret në konsideratë listë-pagesa e muajit janar 2020.

Individët, që janë në më tepër se në një listë pagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Ndërkohë që në vendim theksohet se subjekti duhet të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Subjektet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve ku përfshihen:

Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS.
Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar
të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:
-emrin, atësinë, mbiemrin.
-numrin personal të identifikimit të përfituesit,
-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse
bankare.
-numrin e llogarisë bankare.
Pas dorëzimit të kërkesës drejtoria e Tatimeve do të bëj verifikim të dhënave të dorëzuara nga subjektet.
Ndërkohë për sa i përket personave me pagesë papunësie do të përfitojnë të gjithë qytetarët në listë dhe ata që kanë aplikuar përpara datës 10 mars 2020.
E njëjta gjë vlen edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Efekti financiar për këtë paketë vlerësohet të jetë 5.8 mld lekë.
Të dhënat që duhet të dorëzohen në Tatime:
Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS.
Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:
-emrin, atësinë, mbiemrin.
-numrin personal të identifikimit të përfituesit,
-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse
bankare.
-numrin e llogarisë bankare.
Përfituesit e ndihmës financiare janë individët:
1.Personat fizikë të vetëpunësuar.
2.Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar.
3.Të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
4.Të punësuarit në personat juridikë.