Ballina Aktualitet Valbona Sako, kandidatja e PS-së për Bashkinë Durrës

Valbona Sako, kandidatja e PS-së për Bashkinë Durrës

Vangjush Dako nuk do të jetë me kandidat i PS-së për Bashkinë Durrës. Mbrëmjen e djeshme socialistët kanë marrë vendim për të kandiduar në vend të tij drejtoreshën e Tatimeve, Valbona Sako.

Emri i saj pritet të zyrtarizohet sot bashkë me kandidaturat e tjera të socialistëve. PS mbledh sot Kryesinë dy ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të emrave në KQZ. Bashkë me emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie do të zyrtarizohen edhe emrat për anëtarët e këshillave bashkiakë.

Duke mbetur tek Bashkia Durrës, ka zëra që thonë se Rama ka bërë një hap pas duke zgjedhur një emër të panjohur dhe jo me peshë elektorale, për t’i hapur rrugë në një farë mënyrë një kandidati të opozitës.

Pra, le të themi se ka një marrëveshje për t’i lënë disa bashki të mëdha në vend opozitës. Mes këtyre bashkive bën pjesë edhe Durrësi.

Deri më tani nuk dihet se kush do të kandidojë nga partitë e opozitës, qoftë edhe si kandidat i pavarur pasi PD-LSI nuk janë regjistruar në zgjedhje.