Vaksinohet Angela Merkel, ja cilën vaksinë injektoi kancelarja

27

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka vendosur që të vaksinohet me vaksinën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë publik për mediet vendëse zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

“Zonja e hekurt” mësohet se ka marrë vaksinën AstraZeneca, e cila është caktuar për të gjithë ata mbi 60 vjeç në Gjermani.

Po ashtu, edhe zëvendësi i saj Olaf Scholz ka marrë të njëjtën vaksinë.

18,5% e popullsisë së Gjermanisë tashmë ka marrë të paktën një dozë vaksine anti-COVID-19, sipas autoritetit publik të kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch.