Vaksinimi, ja vendi i parë europian që ka arritur imunitetin e tufës

73

Malta ka arritur imunitetin e tufës.

Në fakt është vendi i parë i BE-së që ka vaksinuar 70 për qind të popullatës së rritur me të paktën një dozë të vaksinës anti Covid.

“Sot kemi arritur imunitetin e tufave”, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne, duke theksuar se “vaksina është një armë kundër virusit”.

Në Maltë – e cila sipas të dhënave nga zyra kombëtare e statistikave në vitin 2019 regjistroi gjithsej 514,564 banorë – deri më tani janë injektuar 474,475 doza të vaksinës.

Malta bëhet kështu vendi i parë i BE-së që ka arritur objektivin e vendosur nga Komisioni Evropian në fillimin e fushatës së vaksinimit në 27 Dhjetor të kaluar.

Aktualisht ka vetëm gjashtë pacientë të shtruar në spital për Covid në Poliklinikën e Universitetit Mater Dei. Vetëm njëri prej tyre ndodhet në kujdesin intensiv.

Ministri njoftoi se nga 1 korriku njerëzit e vaksinuar do të jenë në gjendje të dalin pa përdorur maskën jashtë. Në ditët në vijim, do të fillojë shpërndarja e certifikatave të vaksinimit, të cilat do të jenë të nevojshme për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose argëtuese që mund të organizohen nga korriku e tutje.