Vaksinë kundër Kovidit edhe për fëmijët, zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

47

Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka rekomanduar vënien në protokolle të dozës së tretë (booster) të vaksinës kundër kovidit në Shqipëri.

Po ashtu ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç. Ky komitet kërkon që të miturit nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç të vaksinohen. Për këtë grupmoshë këshillohet vaksina Pfizer.

Komiteti po ashtu ka rekomanduar dhe vaksinimin për të miturit nga mosha 12 deri në 16 vjeç, por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

Këto rekomandime janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve” i cili ka përfunduar mbledhjen dhe pritet të dalë pas pak para mediave.