Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dozat e para të Pfizer pas marrëveshjes për 22.230 vaksina.
Rama shprehet në llogarinë e tij “Facebook” se:
“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do lëvrohen deri në 20 prill.
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.”

