Vaksina të tjera “Pfizer” mbërrijnë në Rinas/Manastirliu informon se kush do të vaksinohet

168

9360 doza të tjera të vaksinës Pfizer janë pritur në “Rinas” nga ministrja e Shëndetësisë dhe ministri përgjegjës për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ministrja Manastirliu informoi se me këto doza do të vaksinohen bluzat e bardha dhe personat mbi 80 vjeç të cilët e kanë marrë disa javë më parë dozën e parë të vaksinës.

“Do vijojmë me rivaksinimin, dhënien e dozave të dyta te bluzat e bardha, te të moshuarit. Që prej prillit do kemi lëvrimin e kontratës dhe do vijojmë me vaksinimin e kësaj kategorie +80 vjeç ndërkohë që presim edhe vaksinat e tjera që jemi në kontraktim e sipër. Do të spostohemi në ISHP sepse aty do të vijojë pjesa e hapjes së monitoruar nga ekspertët nëpërmjet elementëve të sigurisë që siguron vetë transporti i vaksinës dhe do të depozitohen në frigoriferët -70 apo -80 gradë, për t’u shpërndarë në pas në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.