Vaksina e Pfizer kundër COVID-19, drejtori ekzekutiv tregon se, kur do t’i kthehemi jetës normale

71

Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, Ugur Sahin, njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%.

Ai tha për gjigandin mediatik “The Guardian” se kur do t’i kthehemi jetës normale: “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”.

Shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e Pfizer:

“Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen prej kësaj vaksine”.