Ballina BOTA Vajza i lutet të dashurit të jetojë pasi e theri me thikë

Vajza i lutet të dashurit të jetojë pasi e theri me thikë

Një vajzë është filmuar duke iu lutur të dashurit të mos vdesë, ndërkohë që e kishte therur me thikë. Çifti pati një debat jashtë hotelit në Meksikë, që më pas përfundoi një skenë krimi.

Në videon e filmuar nga një dëshmitar, Erick Omar duket i shtrirë në tokë duke mbajtur stomakun ndërkohë që e dashura Sonia Amayrani Nunez Aguila i jep puthje dhe përqafime.

22-vjeçarja dëgjohet duke thënë: “Ai më goditi. Ai u përpoq të më vriste”, dhe më pas kthehet nga Erick duke i kërkuar që të tregojë të vërtetën.

Në një prej momenteve, ajo bërtet: “Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis”.

Sipas mediave lokale, aty arriti një patrullë policie, por oficerët refuzuan ta çojnë djalin në spital pasi nuk kishin ekipe të mjaftueshme. Një ambulancë arriti rreth një orë më vonë dhe mori të plagosurin. Thuhet se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që e dashura është arrestuar