Vajza e mitur i merr jetën nënës në Itali

60

Një grua në moshë ende të re humbi jetën pasi u qëllua me thikë e bukës nga vajza e saj 15 vjeçe.

Manuela Guerinu, 43 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë në banesën e saj në Treviglio të Italisë, natën duke gdhirë dita e djeshme.

Vajza 15 vjeçe e të ndjerës, njoftoi policinë duke treguar se kishte therur me thikën të ëmën.

Policia tha se e mitura u dërgua në një qendër për mbrojtjen e vajzave dhe grave ku do të jetë në dispozicion të hetimit.

Nënë e bijë jetonin në një banesë në qendër të qytetit. Kohët e fundit vajza kishte përplasje me nënën dhe në një moment këtë fundjavë e humbi kontrollin duke e goditur me thikë derisa i mori jetën.