Ballina Uncategorized Uthulla e mollës balancon pH e lëkurës

Uthulla e mollës balancon pH e lëkurës

Procesi i pastrimit të lëkurës mund të kërkojë më shumë produkte sesa thjesht larësi dhe uji! Grumbullimi i papastërtive, qelizave të vdekura për një kohë të gjatë favorizon shfaqjen e një sërë problemeve në lëkurën e fytyrës suaj.

Duke shmangur kështu edhe produktet kozmetike, pastrimi i fytyrës me uthull  molle është sugjerimi i duhur për një fytyrë me lëkurë sa më të shëndetshme.

Uthulla e mollës është sekreti i bukurisë pasi balancon pH e lëkurës dhe më poshtë ju sjellim katër benefitet kryesore të saj.

Zbeh njollat e errëta dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës

Për të zbehur njollat e errëta në lëkurë duhet të lagni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni me të pjesët e hiperpigmentuara. Lëreni pambukun për rreth 30 minuta në zonat më të errëta të lëkurës e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Ju do të vini re ndryshime brenda një jave.

Trajton aknet

Uthulla mund të përdoret si një toner që ka vetinë të eleminojë bakteret e dëmshme, si dhe papastërtitë e tepërta nga poret tuaja. Holloni një lugë uthull molle me tre lugë ujë dhe më pas aplikojeni në fytyrë me një pambuk. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.

Redukton rrudhat

Uthulla e mollës përmban beta-karoten një antioksidant që lufton radikalet e lira. Kur uthulla aplikohet në lëkurë, ajo rikthen pamjen rinore dhe gjallërinë e lëkurës. Është i njëjti perdorim si tek rasti i akneve

Ç’helmon lëkurën

Uthulla e mollës ka aftësi diuretik, ajo promovon sekretimin e toksinave dhe mbeturinave.