Ushtroi dhunë ndaj të atit dhe e kanosi me mjet prerës, policia arreston të riun në Elbasan

37

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku policia tha se arrestoi një të ri, i cili ka ushtruar dhunë dhe madje ka kanosur babain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin me inicialet B.H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.