Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe i theu ç’kishte brenda në shtëpi, në pranga 35 vjeçari

38

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Një 35 vjeçar nga Laçi është vënë në prangat e policisë, pas denoncimit.

Gjatë ushtrimit të dhunës 35 vjeçari me iniciale A. M., ka thyer edhe disa orendi shtëpiake në banesën e bashkëjetueses me iniciale Rr. I.

Pas ndalimit të tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.