Ushtria ruse teston me sukses një armë të re supersonike

16

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike. Presidenti Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes. Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor, informon AP.

Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard”, duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore, të cilat ai i prezentoi në muajin mars. Putini tha se “Avangard” posedon një rreze ndërkontinentale, dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.