Ballina Uncategorized Ushqimet që parandalojnë kancerin

Ushqimet që parandalojnë kancerin

Të qenurit i shëndetshëm duke u kujdesur për dietën tuaj është e mundur.

Shpeshherë flitet për rëndësinë që ka konsumimi i frutave dhe perimeve, të cilat na garantojnë një ushqyerje të shëndetshme.

Një dietë e ekuilibruar e përqendruar kryesisht tek konsumimi i frytrave dhe i perimeve është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë, por së fundmi shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se konsumimi i tyre parandalon një sërë sëmundjesh përfshirë edhe kancerin.

Disa ushqime jo vetëm e parandalojnë, por edhe e luftojnë kancerin. Domatet, agrumet, karrota, manaferrat janë vetëm disa nga ushqimet që mund të parandalojnë kancerin. Përsa u përket frutave ato janë zgjedhja ideale për një shëndet sa më të mirë.