Urrejtja arrin kulmin, nusja sulmon vjehrrën, e plagos dhe zhduket nga Durrësi

92

Urrejtja që një nuse kishte akumuluar për vjehrrën e saj, ka bërë që ti sulet për ta hequr qafe dhe e ka goditur me çfarë i dilte para duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, tek zona e Armadhës, ku nusja e dhunshme ka thyer madje edhe një urdhër gjykate dhe ka shkuar tek vjehrra e deridjeshme. Pasi e ka rrahur është zhdukur në drejtim të paditur.

Ndërsa nuk dihet se kush e ka fajin në këtë histori, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës.

E reja akuzohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj. Por jo vetëm kaq, e ka goditur atë me sende të forta, duke bërë që të përfundojë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.