Ballina Aktualitet UPDATE / Kavajë, qytetarët u vijnë në ndihmë pleqve nga Berati (video...

UPDATE / Kavajë, qytetarët u vijnë në ndihmë pleqve nga Berati (video & foto)

Qytetarët kavajas kanë treguar dashamirësinë e tyre karakteristike, duke ndihmuar me atë çdo gjë që kanë mundësi pleqtë nga Berati, të cilët ishin nxjerrë në mes të katër rrugëve nga fëmijët e tyre.

Qyteti i Kavajës u trondit nga lajmi i pazakontë i një çifti të moshuarish, të cilët prej tri ditësh qëndronin poshtë një peme, mbuluar me plasmas. Çifti i të moshuarve janë nga Berati dhe ishin nxjerrë jashtë shtëpisë nga fëmijët e tyre dhe tashmë ndodhen në rrugë të madhe, mes shiut që bie pa pushim.

Institucionet përgjegjëse qëndrore dhe vendore në Kavajë janë njoftuar për këtë rast, por deri tani ende nuk kanë marrë asnjë masë konkrete. Vetë Bashkia e Kavajës e ka të vështirë të ndërhyjë, për shkak edhe të pengesave ligjore që vijnë nga qendra e banimit e dy të moshuarve, të cilët nuk i përkasin Kavajës.

Megjithatë, pleqtë e braktisur kanë tërhequr vëmendjen e vetë banorëve të Kavajës, që janë afruar t’i ndihmojnë të moshuarit me çfarëdo që kanë mundësi deri në gjetjen e një strehimi më të qëndrueshëm për ta.