Ballina Aktualitet UPDATE / Kavajë, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve: Pleqtë i ndihmuam...

UPDATE / Kavajë, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve: Pleqtë i ndihmuam të kthehen në vendlindje (video)

Pavarësisht asistencës së pakursyer psikologjike dhe ndihmës juridike që Bashkia e Kavajës dhe Shtëpia e të Moshuarve iu ofruan dy të moshuarve të braktisur nga Berati, dëshira e tyre ishte që ata të ktheheshin përsëri në vendlindjen e tyre. Fisnik Kraniqi, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë, thekson se Bashkia e Kavajës dhe të gjithë institucionet e tjera në varësi të saj morën masat për gjetjen e një zgjidhje sa më të mirë për problemin që dy pleqtë kishin.

Dy të moshuarit ishin nga Berati dhe, për arsyet e tyre private, ishin larguar nga qyteti dhe jetonin rrugëve. Sipas të gjitha gjasave, arsyeja e qëndrimit të tyre rrugëve ishin konfliktet e pronësisë me pjestarët e tjerë të familjes. Pranë Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë mësohet se të gjitha autoritetet shtetërore, që nga Policia e Shtetit deri tek Shërbimi Social Shtetëror, janë vënë në dijeni për të mundësuar kthimin e tyre në vendlindje.

Ngjarja e veçantë në qytetin e Kavajës tërhoqi vëmendjen e publikut, të cilët treguan edhe njëherë dashamirësinë e tyre për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.