Ballina SPORT United e Arsenal rikthehen te fitorja, Salah udhëheq Liverpoolin drejt kreut

United e Arsenal rikthehen te fitorja, Salah udhëheq Liverpoolin drejt kreut

Manchester United u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Fulhamin me rezultatin e thellë 4-1, pasditen e sotme në “Old Trafford”.

Young, Mata, Lukaku dhe Rashford shënuan për skuadrën e Mourinhos, duke zhvlerësuar golin e Kamara për Fulhamin, ndërsa me këtë fitore, Manchesteri u ngjit në vendin e 6, me 26 pikë.

Një gol i Lucas Torreirës në minutën e 83-të i mjaftoi edhe Arsenalit për t’u rikthyer te fitorja, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Huddersfieldin, në “Emirates Stadium” të Londrës.

Më herët, Liverpooli triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Bournemouthit, duke marrë një 3-pikësh që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes.

Muhamed Salah ishte heroi për skuadrën e Klopp në këtë transfertë, pasi arriti të shënojë 3 gola, ndërsa tjetri u shënua nga vetë mbrojtësi i skuadrës vendase, Bournemouth.