Ballina SLIDER 1 UNICEF, shifrat tronditëse të abuzimit ndaj fëmijëve në internet

UNICEF, shifrat tronditëse të abuzimit ndaj fëmijëve në internet

Gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte tronditëse lidhur me këtë çështje.

Sipas UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët e anketuar në botë kanë aksesuar internetin për herë të parë është nëntë vjeç.

Mesatarisht, një fëmijë qëndron online tri orë në ditë dhe 14 përqind e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur apo ka abuzuar me ta.