Ballina BOTA UNHCR kërkon mbrojtjen e refugjatëve nga Uashingtoni

UNHCR kërkon mbrojtjen e refugjatëve nga Uashingtoni

Pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi një urdhër për kufizimin e të drejtave të azilit të premten agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR tha se SHBA duhet të sigurojë që çdo person që largohet nga dhuna ose persekutimi, dhe të të marrë në mbrojtje pa pengesa.

“UNHCR pret që të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të sigurojnë që çdo person që ka nevojë për mbrojtje të refugjatëve dhe asistencë humanitare, është në gjendje të marrë menjëherë dhe pa pengesa në përputhje me Protokollin e refugjatëve të vitit 1967, në të cilën Shtetet e Bashkuara janë palë,”- tha UNHCR, duke iu referuar një protokolli të Konventës së Refugjatëve të vitit 1951.

Agjensia shtoi gjithashtu edhe se kapaciteti i pamjaftueshëm i pritjes së gjatë në portet zyrtare të hyrjes në kufirin jugor të SHBA, ishte duke shkaktuar vonesa të mëdha në Meksikën veriore, duke detyruar shumë kërkues të dëshpëruar për t’u kthyer te kontrabandistët dhe për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.