Ballina KULTURË UNESCO shpall muzikën “Reggae” trashëgimi botërore

UNESCO shpall muzikën “Reggae” trashëgimi botërore

Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar  muzikën  “Reggae” si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar, duke e listuar kështu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO.

Rryma muzikore që lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”.

UNESCO  e ka vlerësuar muzikën “Reggae” si një rrymë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, që ka depërtuar në të gjithë botën, unike dhe me një kontribut të rëndësishëm në botë për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit, dhe që ka përcjellë mesazhe të forta për njerëzimin.