Ballina Aktualitet UNESCO, mbi 20% e personave të kualifikuar duan të ikin

UNESCO, mbi 20% e personave të kualifikuar duan të ikin

Raporti i fundit i UNESCO, i titulluar Global Education Monitoring 2019, tregon se si ka ndikuar emigracioni në arsimin e popullatës që ikën dhe ato që mbeten. “Humbja e talentit mund të bëhet rrezikshmëri e vërtetë shteteve të varfra,” – citon raporti.

Humbja e kapitalit njerëzor, një fenomen i njohur si “ikja e trurit”, mund të ndikojë negativisht në vendet e varfëra. Ky raport sugjeron që normat e emigracionit të personave shumë të kualifikuar janë mbi 20%, deri në rreth një të katërtën e 174 vendeve, duke përfshirë Grenadën dhe Guajanën në Karaibe, Shqipërinë dhe Maltën në Evropë, dhe Eritrenë dhe Somalinë në Afrikë.

Në këtë drejtim, raporti i UNESCO sugjeron që politikat e Shqipërisë duhet të mbështesin sipërmarrjen ndër të rikthyerit nga emigracioni.