Ballina RAJONI Ulqin, qëndrës i shtohet statuja e Skëndërbeut

Ulqin, qëndrës i shtohet statuja e Skëndërbeut

Kuvendi Komunal i Ulqinit, në Malin e Zi, pas një pune maratonë dyditëshe, ku para këshilltarëve janë hedhur 19 pika të rendit të ditës, të martën pasdite ka përfunduar punimet seanca, duke miratuar disa propozime. Një pikë që zgjoi interesim të veçantë gjatë mbledhjes ishte propozimi për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut tek rrethrrotullimi në qendër të Ulqinit, propozim i cili u miratua.

Kujtojmë se bulevardi në Ulqin, ku gjendet rrethrrotullimi ku do të vendoset statuja e Skënderbeut, mban edhe emrin e tij.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, e vlerësoi pozitivisht punën, duke cekur se shumë tema, të cilat i ka mbuluar pluhuri janë nxjerrë nga sirtarët dhe tashmë janë votuar.