Ballina Ekonomi / Biznes Ulja e tatimit mbi dividentin nxit investimet e huaja dhe vendase

Ulja e tatimit mbi dividentin nxit investimet e huaja dhe vendase

Sipas Bankës së Shqipërisë, ulja e tatimit mbi dividentin do të nxitë investimet e huaja dhe vendase.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko raportoi në komisionin parlamentar të Ekonomisë mbi efektet e buxhetit të vitit të ardhshëm në ekonomi.

Banka e Shqipërisë konstaton se ulja e tatimit mbi dividentin nga 15 në 8 përqind, krijon premisë për uljen e kostos financiare për bizneset shqiptare. Ky reduktim i shërben nxitjes së investimeve vendase dhe të huaja.

Nëpërmjet heqjes së taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksës progresive sot qytetaret përfitojnë në përllogaritje të punësimit total dhe të fondit total të pagës në Republikën e Shqipërisë, 120 milionë dollarë, të cilat dikur shkonin në buxhetin e shtetit.