Ulja e shtrimeve për shkak të koronavirusit, mbyllet spitali COVID3

21

Spitali COVID 3 është mbyllur ditën e sotme për shkak të rënies së numrit të shtrimeve.

Pacientët aktual do të transferohen në Infektiv.

Javët e fundit ka patur një rënie të kurbës së infektimeve dhe rrjedhimisht dhe të personave që kanë ndërruar jetë.

Vetëm disa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbylljen e spitalit COVID4, për shkak të numrit të ulët të shtrimeve në spital.