Ballina BOTA Ukrainë, projekt për ndriçimin e zonës së Çernobilit

Ukrainë, projekt për ndriçimin e zonës së Çernobilit

Tridhjetë e dy vjet pas fatkeqësisë më të rëndë bërthamore të të gjitha kohërave, zona rreth centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë po tregon shenja jete dhe zhvillimi industrial. Faith Lapidus sjell hollësi rreth projekteve që po ndriçojnë zonën rreth Çernobilit.

Netët janë të errëta në Pripyat, 49 mijë banorët e të cilit u evakuuan kur centrali bërthamor i Çernobilit shpërtheu në vitin 1986, duke shkaktuar radioaktivitet në këtë zonë dhe pjesën më të madhe të Evropës veriore.

Por një ekip ndërkombëtar artistësh ka sjellë dritë, muzikë dhe zërin e tyre në qytetin e braktisur, me një skulpturë digjitale interaktive të quajtur ARTEFACT. Përveç eksperiencës shqisore, ekipi krijues thotë se ngjarja është duke u përdorur si një platformë për të nxjerrë në pah çështjet si lajmet e rreme dhe manipulimi i opinionit publik.

“Publiku duhet të mendojë kur të shikojë shfaqjen ARTEFACT se cili informacion është i vërtetë. Kur një person lëshon një informacion, audienca duhet të mendojë se ku është burimi i informacionit, çfarë mesazhi ka dhe çfarë lloj rezultati synon të arrijë”, – thotë Svitlana Korshunova nga Projekti “ARTEFACT”.

Tingujt e ndryshëm të Çernobilit u regjistruan nga ekipi i projektit në zonën e ndotur dhe më pas u përdorën në fonogram.