Ballina BOTA Ukrainë, ndalohen meshkujt rusë të hyjnë në territor

Ukrainë, ndalohen meshkujt rusë të hyjnë në territor

Ukraina nuk do të lejojë meshkujt rusë të moshës 16-60 vjeç të hyjnë në territorin e saj.
Përjashtim në ligjin e luftës bëjnë vetëm rastet humanitare, siç janë ata që udhëtojnë në funerale.

Ligji ushtarak është vendosur në 10 rajone të Ukrainës deri më 26 Dhjetor.
Masa u ndërmorën pas tensionit mes dy shteteve dhe frikës nga një pushtimi të mundshëm nga ana e Rusisë, pasi forcat ruse kapën tre anije ukrainase dhe 24 marinarë në Detin e Zi ditë më parë.

Ukraina tha se incidenti ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Rusia thotë se anijet kishin shkelur ujërat territoriale. Kjo është përplasja më e rrezikshme në detin pranë Krimesë që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në Mars 2014.

Kujtojmë që Ukraina kërkoi ndihmën e NATO-s për t’u mbrojtur nga Rusia.