Ballina BOTA Ukraina shpall gjendjen e luftës

Ukraina shpall gjendjen e luftës

Ukraina shpalli gjendjen e luftës, menjëherë pas kapjes nga Rusia të tri anijeve të saj detare dhe 23 anëtarëve të ekuipazhit.

Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori.

Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë, gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës dhe rreth gjashtë ukrainas u plagosën.

Ukraina tha se ky veprim ishte një akt i agresionit rus ndërsa Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.