Ballina BOTA Ukraina e gatshme për kundërsulm ndaj Rusisë

Ukraina e gatshme për kundërsulm ndaj Rusisë

Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë sovranitetin e tij nga fqinji më i madh dhe të ushtrojë lirinë për të lundruar det, nëse do të ketë një sulm nga Rusia.

“Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch,”- tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post.

“Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë,” – shtoi më tej ai.