Ballina Shëndetësi Uji i ngrohtë me limon dhe përfitimet e tij për shëndetin

Uji i ngrohtë me limon dhe përfitimet e tij për shëndetin

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.

Përfitimet Që Ofron Limoni Për Shëndetin.

Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori.

E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër.

Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar.

Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet.

Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën.