Ballina SPORT UEFA shenjëstron Realin, hetim ndaj Sergio Ramos dhe Bejl

UEFA shenjëstron Realin, hetim ndaj Sergio Ramos dhe Bejl

Sergio Ramos acaroi jo pak zyrtarët e UEFA-s, kur pas fitores së Real Madridit ndaj Ajaksit, u shpreh se e mori me qëllim kartonin e verdhë, për të qenë i gatshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ndaj UEFA nuk ka humbur kohë dhe ka njoftuar zyrtarisht hapjen e një hetimi në lidhje me këtë deklaratë dhe me shumë gjasa, Ramos do të mungojë 3 ndeshje dhe do të rikthehet në gjysmëfinale nëse Reali kualifikohet.

Sakaq, rëndë i ka kushtuar goli edhe Bejlit i cili pasi shënoi golin e fitores, ka festuar në një mënyrë të çuditshme duke provokuar tifozerinë vendase. Për shkak se tifozeria nuk reagoi keq ndaj festimit të Bejl, pritet që ky i fundit t’ia hedhë me një gjobë jo të vogël. Nëse tifozeria reagonte ashpër ndaj festimit, atëherë parashikohej pezullim edhe për uellsianin.